UBT News

Ministri i Brendshëm i Austrisë: Sulmuesi i vrarë ishte shtetas i Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut

Ministri i Brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer tha se sulmuesi i vrarë në Vjenë ishte një 20-vjeçar, me shtetësi të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe kishte një të kaluar kriminale.

Sipas ministrit të Brendshëm, Kujtim Fejzulai ishte përkrahës i organizatës terroriste “ISIS”. Ai ishte dënuar në prill të vitit 2019, për shkak se kishte tentuar që të udhëtonte për në Siri me qëllim që t’i bashkohej ISIS-it. Ai ishte dënuar me 22 muaj burgim, por ishte liruar me kusht në dhjetor të vitit të kaluar.

Kujtimi konsiderohej si i ri dhe kështu shfrytëzoi privilegjin e Ligjit për të Mitur (JGG).

Ministri i Punëve të Brendshme i Austrisë njoftoi se ai u qëllua për vdekje nga policia pranë Ruprechtskirche.

“Ai ishte pajisur me një rrip shpërthyes dhe një armë automatike të gjatë, një pistoletë dhe një hanxhar për të kryer këtë sulm të tmerrshëm ndaj qytetarëve të pafajshëm”, deklaroi ai më tej.

Në këtë sulm kanë mbetur të vdekur katër persona, ndërkaq 17 janë plagosur./UBTNews

Exit mobile version