Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka thënë se tanket Leopard 2 mund të jenë operacionale në Ukrainë për rreth tre muaj.
Ai tha para mediave se fillimisht do të kryhet trajnimi dhe më pas tanket do të dërgohen në Kiev.
Pistorius tha se vendimi i së mërkurës për të dërguar tanke Leopard 2 në Ukrainë është “historik”. Ai shtoi se Gjermania do të diskutojë për dërgesat e mëtejshme të sistemeve të armëve në Ukrainë për sa kohë që lufta të vazhdojë.
Megjithatë, është e rëndësishme që “Gjermania të mos bëhet palë në luftë”, tha Pistorius./UBTNews/