Pushtimi i Rusisë në Ukrainë do të përfundojë me disfatë ushtarake për shkak të mbështetjes perëndimore për Kievin, sipas ministrit gjerman të ekonomisë, Robert Habeck.
“Askush nuk do ta kishte menduar se 2022 do të përfundonte kështu”, tha Habeck për agjencinë e lajmeve DPA.
“Putini po e humb këtë luftë në fushën e betejës” sepse ushtria ukrainase po merr armë nga Evropa, NATO dhe SHBA dhe po i përdor ato “me shkathtësi dhe strategji, zgjuarsi dhe heroizëm”, tha ministri.
“Unë jam në favor që Gjermania, së bashku me aleatët, të mbështesë Ukrainën në një mënyrë të tillë që të mund ta fitojë këtë luftë” tha Habeck, i cili kishte mbrojtur për dërgesat e armëve në Kiev përpara fillimit të pushtimit rus të Ukrainës./UBTNews/