Sekretari gjerman i Shtetit për Evropën, Michael Roth deklaroi sot se Bashkimi Evropian është i përkushtuar për një perspektivë të qartë dhe të përgjegjshme evropiane për Ballkanin Perëndimor dhe i bëri thirrje BE-së të mbajë premtimet e saj ndaj vendeve të këtij rajoni, raporton Tanjug, transmeton Gazeta Express.
Përpara takimit të ministrave të përgjithshëm të BE-së, ai kujtoi ngecjen në përparimin e rënë dakord të integrimit evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore dhe theksoi se është në interesin e të gjithëve që negociatat e pranimit me Tiranën dhe Shkupin të fillojnë “sa më shpejt të jetë e mundur”.
Roth gjithashtu iu referua shpërndarjes së 651,000 vaksinave në Ballkanin Perëndimor, duke vlerësuar se ky është një tjetër sinjal i qartë i solidaritetit të BE-së me partnerët në rajon.
Siç deklaroi ai, vaksinat do të shpërndahen në vendet e Ballkanit Perëndimor në varësi të numrit të banorëve, por edhe nga parimi i domosdoshmërisë, duke theksuar se në disa vende vaksinimi “nuk ka filluar ende”.