“Ka shqetësime shumë serioze” veçanërisht për rajonet jugore si lugina e Rhone dhe bregdeti i Mesdheut, tha Christophe Béchu për transmetuesin CNews, duke theksuar “nevojen për të kursyer më shumë ujë”.
“Ne kemi dy të tretat e vendit ku niveli i ujit është nën nivelet normale, 66 përqind është i madh”, shtoi ai.
Zjarret e vitit të kaluar djegën 72,000 hektarë në 50 nga 96 departamentet e Francës metropolitane, duke shkaktuar evakuimin e rreth 60,000 njerëzve.
Kjo u quajt një “ngjarje e paprecedentë klimatike” nga zyra e Presidentit Emmanuel Macron në fillim të këtij muaji.
Qeveria planifikon gjithashtu të mbajë gati 3,600 zjarrfikës rezervë për t’u vendosur në zonat e krizës./UBTNews/