UBT News

Ministri Aliu viziton kryetarin e Leposaviqit, protestuesit e gjuajnë me ngjyrë dhe vezë

Ministri Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturor, Liburn Aliu ka vizituar komunën e Leposaviqit, ku është pritur nga kryetari, Lulëzim Hetemi.

Vizita e ministrit Aliu ka ndodhur të martën në mëngjes, por derisa ka dalë nga ndërtesa e komunës, protestuesit kanë hedhur vezë dhe ngjyrë në drejtim të veturës së ministrit.

Ministri Aliu kishte provuar edhe javën e kaluar që të bënte një vizitë të tillë Leposaviq, por që vet ministri ka thënë se nuk ishte e mundur të bëhej vizita pasi që Policia e Kosovës e kishte udhëzuar që të kthehej pas.

Ndërkohë, Aliu i pati quajtur të pavërteta edhe lajmet se KFOR-i e ndaloi ta takoi kryetarin e Leposaviqit.

Exit mobile version