Është përuruar rruga “17 Shkurti” në Godanc të Shtimes.
Në këtë ngjarje kanë marr pjesë ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu si dhe kryetari i komunës së Shtimes Qemajl Aliu.
Kryetari Aliu tha se kjo rrugë është 2.8 kilometra e shoqëruar me trotuar dhe ndriçim.
Ai tha se kjo rrugë është një nga akset me strategjike që do ti kontribuoj zhvillimit të gjithmbarshëm të kësaj komune.
“Është rrugë që është financuar përmes memorandumit nga Ministra e Ambientin dhe Infrastrukturës se bashku me komunën e Shtimes. Rruga është 2.8 kilometra, 1.3 kilometër e shoqërojnë edhe trotuari edhe ndriçimi. Kjo rrugë e ka rendësin e jashtëzakonshme për Komuna e Shtimes sepse e mbyll segmentin e fundit që lidh fshatrat. Ky është krahu i majte i aksit të zhvillimit të komunës tonë. Dhe këto fshatra, duke filluar nga kryqi i Komoranit, e deri në Pjetërshticë, lidhet ky segment. Ky do të jetë aks i zhvillimit për komunën tonë. Është një nga akset me strategjike që do ti kontribuoj zhvillimit të gjithmbarshëm të komunës. Ky është një projekt që ka kushtuar 570 mijë euro”, ka thënë ai./UBTNews/