Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Ambientit, Liburn Aliu thotë se ka qenë vendim i tij për të mos qenë kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Ai shkurt tha se ky vendim nuk është marr tani.
“Vendim i imi ka qenë, nuk është vendim i marr tash se voni, njëjtë siç ka qenë vendim i imi mos me qenë pjesë e Kryesisë në tetorin e vitit 2022”, tha ai.
Lidhur me arsyetimin e këtij vendimit ai tha se nuk mund të flas njëherë.
“Nuk mundemi njëherë me fol”, tha ai.
Këto komente, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Ambientit, Liburn Aliu i bëri në përurimin e rrugës Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë, segmenti Stanovc – hyrja e Vushtrrisë.
Javën që shkoi u bë e ditur lista e kandidatëve për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit 2025.
Në këtë listë nuk është përfshirë ministri aktual Liburn Aliu dhe as zëvëndëskryministri Besnik Bislimi.