Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ai i Mjedisit, Liburn Aliu sot do të mbajnë konferencë për media.
Konferenca e cila do të mbahet në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, është paralajmëruar të fillojë në ora 09:00.
Bëhet e ditur se temat që do të shtjellohet nga dy ministrat janë shpronësimet në Babaj të Bokës dhe në Aeroportin e Gjakovës.