Në një deklaratë të përbashkët me ministrat e Shëndetësisë të G7-ës, sekretari amerikan i Shëndetësisë dhe i Shërbimeve Njerëzore, Xavier Becerra dënoi sulmet e presidentit rus, Vladimir Putin, ndaj objekteve shëndetësore dhe punëtorëve shëndetësorë në Ukrainë.
“Sulmet e qëllimshme ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile, duke përfshirë objektet e kujdesit shëndetësor dhe punëtorët, shkel të drejtën ndërkombëtare humanitare. Shëndeti duhet të mbetet prioritet, punonjësit e shëndetësisë duhet të mbrohen në mënyrë që ata të ofrojnë kujdes urgjent për të shpëtuar jetë, dhe sistemet dhe objektet shëndetësore të mbrohen në mënyrë që ato të mbeten të qasshme për të gjithë ata që kanë nevojë për to”, thuhet në deklaratën e ministrave të shëndetësisë.
Ministrat kërkuan nga organizatat të jenë në gjendje gatishmërie të ofrojnë ndihmë mjekësore për ata që kanë nevojë.
Së paku 12 nerëz kanë vdekur dhe 34 të tjerë janë plagosur në së paku 43 sulme në objektet shëndetësore në Ukrainë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë./UBTNews/