Ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe Rusisë zhvilluan një takim dypalësh në margjinat e takimit ministror të G20 në Bali, Indonezi, tha Ministria e Jashtme ruse të enjten.
Mevlüt Çavuşoğlu dhe Sergei Lavrov patën një shkëmbim të plotë mbi çështjet ndërkombëtare dhe rajonale me theks të veçantë për situatën në Ukrainë, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Rusia nisi në shkurt atë që e quan një “operacion ushtarak special” për të “çmilitarizuar” dhe “denazifikuar” Ukrainën. Perëndimi në reagim vendosi sanksione të ashpra ndaj Moskës dhe po i jep Kievit mbështetje ekonomike dhe ushtarake.
Lufta ka krijuar gjithashtu një krizë globale ushqimore pasi bllokimi i porteve të Detit të Zi të Ukrainës po mbyt zinxhirët globalë të furnizimit me ushqim.
“U theksua rëndësia e koordinimit të mëtejshëm për të garantuar sigurinë e civilëve dhe operatorëve ekonomikë në Ukrainë, duke përfshirë ata të huaj. Ministrat shprehën kënaqësinë për dinamikën e dialogut politik ndërmjet vendeve tona në nivelin më të lartë dhe të lartë në vitin 2022. Ata konfirmuan gatishmërinë e tyre për të vazhduar kontaktet e ngushta ndërmjet lidershipit të Rusisë dhe Turqisë, duke përfshirë edhe formatin ballë për ballë ”, thuhej në deklaratë.
Çavuşoğlu në një postim në Twitter tha se ka diskutuar me Lavrovin për “luftën në Ukrainë, sigurinë ushqimore dhe Sirinë”. /UBTNews/