UBT News

Ministrat e Jashtëm të Kinës dhe Ukrainës takohen në New York

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi u takua me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, tha të premten ministria e jashtme kineze.

Takimi i së enjtes ishte i pari mes të dyve që nga pushtimi rus i Ukrainës në muajin shkurt – edhe pse ata kanë zhvilluar biseda telefonike.

Sot në disa rajone të Ukrainës të kontrolluara nga forcat ruse po mbahen referendume për bashkim me Rusinë./UBTNews/

Exit mobile version