UBT News

Ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Sirisë diskutojnë për situatën në Ukrainë

Ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Sirisë, dy aleatë të Rusisë, do të diskutojnë rreth luftës në Ukrainë dhe zhvillimeve të tjera gjatë një takimi në Damask, deklaroi ministri i Jashtëm i Sirisë.

Faisal Mekdad foli para mediave në aeroportin e Damaskut menjëherë pasi homologu i tij iranian, Hossein Amir-Abdollahian, mbërriti në Iran për bisedime me zyrtarë të lartë sirianë.

“Ne do të diskutuojmë rreth zhvillimeve pas operacionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë. Ne do të diskutojmë se çfarë qëndron pas kësaj dhe do të diskutojmë qëndrimet tona të ndërsjella ndaj këtyre zhvillimeve”, deklaroi ai.

Irani është një aleat i fortë i presidentit Bashar Assad dhe ka dërguar mijëra luftëtarë të mbështetur nga Irani nga i gjithë rajoni për të fuqizuar forcat qeveritare siriane kundër kundërshtarëve në konfliktin 11-vjeçar sirian. Rusia e ka mbështetur edhe ushtarakisht Assadin, duke e kthyer rrjedhën e luftës në favor të tij. Si pasojë e luftës në Siri kanë mbetur të vdekur gati gjysmë milioni njerëz dhe janë zhvendosur gjysma e popullsisë së vendit./UBTNews/

Exit mobile version