Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord që të përgatisin sanksione të reja kundër Rusisë. Ata u zotuan se do të dërgojnë edhe më shumë armë në Kiev.
“Është e qartë se Putini po përpiqet të shkatërrojë Ukrainën”, u tha gazetarëve shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Ministrat e Jashtëm të G7 kanë vendosur gjithashtu të zgjerojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën, pas një takimi në New York të mërkurën, tha ministri i Jashtëm japonez, Yoshimasa Hayashi./UBTNews/