UBT News

Ministrat e Brendshëm të BE-së pa konsensus për migracionin

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian nuk ishin në gjendje të arrinin një konsensus për krizën e migracionit në një takim të enjten në Bruksel.

“Unë mendoj se jemi shumë afër arritjes së një marrëveshjeje”, tha ministri i Brendshëm në detyrë i Spanjës Fernando Grande-Marlaska në një konferencë për shtyp pas takimit.

“Ka disa detaje të cilat ende duhet të rregullohen dhe shpresojmë që gjatë ditëve në vijim, ne do të jemi në gjendje të shpallim një qasje të përgjithshme në lidhje me rregullimin e krizës”, shtoi ai.

Përpara takimit, zyrtarët e BE-së dhe ministrat e vendeve anëtare kishin shumë shpresë se do të arrihet një marrëveshje, raporton Anadolu Agency.

Sipas burimeve që folën për mediat, Gjermania dhe Italia mund të jenë arsyeja e dështimit për arritjen e një marrëveshjeje për shkak të propozimit të Gjermanisë për të mbështetur anijet e organizatave joqeveritare që ofrojnë ndihmë humanitare dhe shërbime të kërkim-shpëtimit në Mesdhe, gjë që kundërshtohet nga Italia, pasi mund të kthehet në “një faktor tërheqës për emigrantët”.

Exit mobile version