Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian do të mbajnë një sërë takimesh të hënën me homologët e Izraelit, Autoritetit Palestinez dhe vendeve kryesore arabe rreth luftës në Gaza dhe perspektivat për një zgjidhje të ardhshme paqeje, thanë zyrtarët.
Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz dhe homologu i tij palestinez, Riyad al-Maliki nuk pritet të takohen me njëri-tjetrin gjatë vizitave të tyre në Bruksel.
Ministrat e Jashtëm të Egjiptit, Jordanisë dhe Arabisë Saudite do të takohen gjithashtu me ministrat evropianë në Bruksel, ndërsa frika vërtitet se një konflikt më i gjerë mund të përfshijë Lindjen e Mesme.
Diplomatët evropianë thanë se qëllimi i tyre është të informojnë secilën palë mbi mënyrat për t’i dhënë fund dhunës në terren dhe hapat e ardhshëm drejt një zgjidhjeje afatgjatë.
BE-ja ka luftuar për një qëndrim të bashkuar për konfliktin në Gaza, pasi mbështetësit e vendosur të Izraelit, si Gjermania, kanë refuzuar kërkesat për një armëpushim të menjëhershëm nga Spanja dhe Irlanda./UBTNews/