Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë sot një propozim për të shpenzuar deri në 20 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën.
Shuma e madhe e parave do të shpenzohej për një periudhë katërvjeçare dhe do të shkonte për armë, municione dhe pajisje të tjera ushtarake.
Propozimi, i cili është paraqitur nga shefi i politikës së jashtme të BE, Josep Borrell, është pjesë e një përpjekjeje për t’i dhënë Kievit mbështetje afatgjatë./UBTNews/