Vendimi në mbledhjen e sotme nuk ka të bëjë fare me mini-shengen, por ka të bëjë me nisma në kuadër të procesit të Berlinit në të cilat Kosova duhet të jetë palë e barabartë, thotë në një reagim të tij ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla.
“Procesi i Berlinit është ide dhe nismë e Kancelarës Merkel, kurse zona mini-shengen apo më saktë Novi Sad është ide e Vuciq dhe mbështetet nga ai”.
“Qeveria e Kosovës mbështet bashkëpunimin rajonal mbi bazën e barazisë dhe reciprocitetit mes palëve”./UBTNEWS