Në Forumin ekonomik që po mbahet në Shkup, një prej çështjeve që do të vendoset është edhe emërtimi i ri i nismës së njohur si “Mini-Schengen”.
TopChanel shkruan se emërtimi i ri do të jetë “Open Balkan” (Ballkani i hapur).
Për këtë janë pajtuar ideatorët e kësaj nisme, kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Sipas Tch, ky emër është vendosur “për t’i dhënë mundësi edhe vendeve te tjera në rajon për t’u bërë pjesë”.
Në fakt, këtë iniciativë Kosova e ka refuzuar kategorikisht, sikurse edhe Mali i Zi e Bosnjë-Hercegovina.