Rreth 300 minatorë të Trepçës kanë hyrë sot në grevë. Kjo pasiqë nuk e kanë marrë ende pjesën e dytë të pagës së muajit qershor.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”, Ibrahim Januzi e konfirmoi lajmin për UBTNews.
“Sot rreth 300 minatorë kanë hyrë në grevë për shkak të mosrealizimit të plotë të pagës mujore”, deklaroi ai./UBTNews/