UBT News

Milosavljeviq: Protestat në veri po zhvillohen të qeta, nesër do të jenë masovike

Sergjan Milosavljeviq, ish-kryesues i Kuvendit Komunal në Zveçanin, ka thënë para mediave se protestat po zhvillohen të qeta por sipas tha ai dikush sikur po dëshiron t’i tensionojë ato.

Ai ka përsëritur kërkesat për mosardhje e kryetarëve të ri në objektet e komunave dhe tërheqjen e forcave të policisë nga veriu.

Milosavljeviq potencoi edhe lirimin e menjëhershme të të arrestuarve të protestës së djeshme, derisa paralajmëroi se nëse kjo nuk ndodhë, nesër do të ketë protesta edhe më masovike në të gjitha komunat e veriut.

Exit mobile version