Një militant i Lëvizjes Vetëvendosje i ka shkruar një mesazh privat, Ehat Miftarajt të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), pasi ky i fundit dhe organizata ku punon ka kundërshtuar vendimin për shkarkimin e kryetares së KQZ-së, Valdete Dakës.
Miftarja e ka publikuar në Facebook’un e tij, një mesazh fyes nga një simpatizant i Lëvizjes Vetëvendosje.
Tutje Miftarja ka thënë se edhe ky persona ka të drejt vote, e soji i këtij mendon se jetojmë në komunizëm. Ai tutje ka theksuar se mesazhet e tilla janë përditshmëri për të.
“Edhe ky ka te drejte vote! Mesazhe te ketij lloji jane perditshmeri. Soji i ketille mendon se jetojme ne komunizem dhe çdo mendim qe nuk i shkon pershtati perfundon me kete fjalor”, thuhet në postimin e tij.
Ndryshe, organizatat e shoqërisë civile, përfshirë edhe IKD’në, nëpërmjet një komunikate e kanë dënuar vendimin e presidentes Vjosa Osmani për shkarkimin e kryetares së KQZ’së, duke e cilësuar si vendim politik.
“…Kundërshtojmë vendimin e Presidentes së vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, për shkarkimin e kryetares së KQZ-së, Valdete Daka. Ky vendim konsiderojmë se është i motivuar politikisht, si rezultat i ndërrimit të pushtetit në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre.