UBT News

Milioneri çek hetohet për vozitje mbi 417 km/h në autostradë në Gjermani

Gjermania është e njohur për moskufizim të shpejtësisë në autostradë, por një milioner çek që voziti 417 km/h mund të ketë testuar kufiirin e asaj që tolerohet.

Radim Passer po hetohet për vozitje 417 km/h gjatë një autostrade në shtetin e Saksonisë-Anhalt. Sipas mediave të huaja, shoferi mund të dënohet deri në 2 vjet burg apo gjobë.

Pronari i veturave të shtrenjta nga Republika Çeke publikoi videot në YouTube, ku shihej duke vozitur veturën e markës Bugatti Chiron në A2 mes Berlinit dhe Hanoverit.

Ministri i gjerman i Transportit, Volker Wissing ka dënuar këtë veprim të shoferit, duke thënë se edhe pse nuk ka kufizim shpejtësie në Gjermani, makina duhet të jetë gjithmonë “nën kontroll”./UBTNews

Exit mobile version