Miliona njerëz në të gjithë Afrikën janë në rrezik të urisë ekstreme për shkak të thatësirës që u shkaktuara nga reshjet e shiut dhe kushtet e tjera klimatike, kanë paralajmëruar grupet humanitare.
Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC) tha se rreth 25 milionë njerëz në Etiopi, Somali dhe Keni mund të përballen me uri ekstreme si rezultat i thatësirës së madhe.
“Rajoni po hyn në sezonin e tij të pestë pa reshje”, tha Madiha Raza, zëdhënëse për IRC për Anadolu Agency përmes telefonit nga kryeqyteti kenian, Nairobi. Ajo tha se shumë njerëz në rajonin e bririt të Afrikës varen nga shirat, duke shtuar se bagëtitë e tyre janë prekur rëndë.
Rajoni i bririt të Afrikës u përball me katër sezone të dështuara si pasojë e shiut, duke i detyruar komunitetet të lënë shtëpitë e tyre në kërkim të kullotave dhe ujit.
“Që nga maji, 6.1 milionë njerëz janë prekur nga urgjenca e thatësirës, si pasojë e të cilave 771 mijë e 400 janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre në kërkim të ujit, ushqimit dhe kullotave: shumica janë gra dhe fëmijë”, tha Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).
Peter Ekayu, nënkryetari i OCHA Somali, tha të martën se situata me thatësira në Somali po përkeqësohet.
“Ne në fakt po kalojmë nga një përgjigje ndaj thatësirës tani në parandalimin e urisë”, tha ai.
Ekayu apeloi te komuniteti ndërkombëtar t’i kushtojnë vëmendje situatës në Somali./UBTNews/