Miliona njerëz në Meksikë janë paralajmëruar të përgatiten për një evakuim të mundshëm pas rritjes së aktivitetit nga vullkani aktiv më i rrezikshëm i vendit, i cili ka hedhur hi në disa qytete aty pranë që nga java e kaluar, sipas autoriteteve.
Hiri nga vullkani Popocatépetl ka vonuar fluturimet në Mexico City dhe ka bërë që autoritetet të mbyllin shkollat në dhjetëra komuna.
Të dielën, Koordinata Kombëtare e Mbrojtjes Civile (CNPC) e rriti nivelin e kërcënimit vullkanik në “fazën e verdhë 3”, e cila u bën thirrje rreth 3 milionë njerëzve që jetojnë në qytete dhe fshatra ngjitur me vullkanin të qëndrojnë vigjilent dhe të përgatiten për një evakuim të mundshëm./UBTNews/