Një nga njerëzit më të pasur në Rusi thotë se lufta në Ukrainë duhet të ndalet sa më shpejt që të jetë e mundur sepse është tragjedi për të dy anët.
I lindur në Ukrainë, Mikhail Fridman thotë se ai nuk mund ta komentojë më direkt rastin, për shkak që kjo sipas tij do të rezultonte me pasoja – jo vetëm për të, por edhe për kolegët e tij dhe stafin.
Ndërkohë, Fridman është larguar nga bordi i drejtorëve të Veon, thotë operatori i rrjetit celular. Ai është aksionari më i madh në kompaninë me bazë në Amsterdam./UBTNews/