UBT News

Miliarderi japonez arrin në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Miliarderi japonez, Yusaku Maezawa arriti në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, duke iu bashkuar listës së miliarderëve që ia dolën të shkojnë atje.

Një raketë ruse në të cilën ishte miliarderi u ngrit nga kozmodromi Baikonur në Kazakistan. Ai pritet t’i kalojë 12 ditë atje, dhe është turisti i parë që po e viziton këtë stacion vitet e fundit.

Ai u shoqërua nga kozmonauti rus, Alexander Misurkin dhe producenti i videos, Yozo Hirano, i cili po dokumenton udhëtimin për kanalin e miliarderit në YouTube.

Në fillim të këtij viti, miliarderi tjetër Jeff Bezos bëri një udhëtim të shkurtër në hapësirë, ndërsa Richard Branson udhëtoi në skajin e hapësirës, ​​me raketa të ndërtuara nga kompanitë e tyre private./UBTNews

Exit mobile version