Miliarderi japonez, Yusaku Maezawa arriti në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, duke iu bashkuar listës së miliarderëve që ia dolën të shkojnë atje.
Një raketë ruse në të cilën ishte miliarderi u ngrit nga kozmodromi Baikonur në Kazakistan. Ai pritet t’i kalojë 12 ditë atje, dhe është turisti i parë që po e viziton këtë stacion vitet e fundit.
Ai u shoqërua nga kozmonauti rus, Alexander Misurkin dhe producenti i videos, Yozo Hirano, i cili po dokumenton udhëtimin për kanalin e miliarderit në YouTube.
Në fillim të këtij viti, miliarderi tjetër Jeff Bezos bëri një udhëtim të shkurtër në hapësirë, ndërsa Richard Branson udhëtoi në skajin e hapësirës, me raketa të ndërtuara nga kompanitë e tyre private./UBTNews