UBT News

Miliarderi Branson shkon në hapësirë

Miliarderi Richard Branson ka realizuar me sukses misionin e tij në hapësirë me “avionin e tij raketë” Virgin Galactic.

Në praninë e një turme prej më shumë se 500 personash që shikonin një avion me të cilën ishte e bashkangjitur raketa e zotit Branson, u nis për fazën e parë të fluturimit. Në bord ishin zoti Branson dhe pesë pjesëtarë ekuipazhi nga kompania e tij Virgin Galactic.

Sipërmarrësi britanik fluturoi lart mbi New Mexico në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me avionin që kompania e tij ka zhvilluar për 17 vjet.

Sipas tij, kjo ishte “përvoja e një jete të tërë”. Ai u kthye në tokë vetëm pas një ore që u largua.

“Unë e kam ëndërruar këtë moment që kur isha fëmijë, por sinqerisht asgjë nuk mund t’ju përgatisë për pamjen e Tokës nga hapësirë”, tha ai në një konferencë shtypi pas fluturimit. “E gjitha ishte thjesht magjike”.

Fluturimi synonte të rriste besimin për Virgin Galactic, e cila planifikon të fillojë të marrë pasagjerë me pagesë vitin e ardhshëm./UBTNews

Exit mobile version