Miley Cyrus iu referua edhe një herë në një intervistë të re edemës së Reinke, një gjendje që i jep asaj timbrin karakteristik dhe të ashpër të zërit.
Por në të njëjtën kohë është një pengesë për të bërë turne aq sa do të donte. Duke folur në emisionin “The Zane Lowe Show” të Apple Music, këngëtarja 32-vjeçare shpjegoi se ka një polip shumë të madh në kordat vokale, i cili është një rritje anormale e indeve.
“Është pjesë e anatomisë sime unike,” tha ajo. “Më ka dhënë shumë nga toni e struktura që më kanë bërë këtë që jam, por është e vështirë të këndosh me të, është si të vraposh në maratonë me pesha në kyçet e këmbëve.” Cyrus pranoi se stili i jetës së saj kur ishte 21 vjeç – me netë të vona, alkool, duhan dhe festa pas koncerteve – nuk e ndihmoi gjendjen e saj. «Zëri im tingëllonte gjithmonë kështu », tha ajo.
Ajo tha se kur është e rraskapitur, nëna komenton se zëri i saj tingëllon sikur “po flet në radio” . “Kjo krijon këtë ‘shqetësim vokal’ absolut dhe kështu, unë jetoj me këtë bekim të gjendjes”, tha Cyrus, duke zgjedhur të shohë anën pozitive. “Zëri im është jashtëzakonisht unik për shkak të kësaj.”
Këngëtarja zbulo se nuk planifikon ta heqë polipin me anë të ndërhyrjes kirurgjikale, pasi nuk rrezikon të mos ketë më këtë zë. Në vend që t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, artistja fituese e çmimit Grammy preferon të reduktojë performancat live për të shmangur tendosjen e kordave vokale.
Nëse do të bënte një turne botëror, do duhej të bëhej “në mënyrë të qëndrueshme” për të, pasi nuk bën riprodhime muzikore dhe performancat live janë të lodhshme. Ajo madje shtoi se nëse nuk jep një numër të caktuar koncertesh, atëherë “matematikisht nuk është e mundur” të bëjë turne, sepse nuk do të jetë në gjendje të mbulojë kostot për stafin dhe nevojat e tjera të koncerteve.