Ylli 33-vjeçar konfirmoi javën e kaluar lidhjen e saj me muzikantin 27-vjeçar, Maxx Morando, duke treguar një unazë martese prej 150,000 dollarësh (rreth 129,000 euro) gjatë një eventi në tapetin e kuq.
Gjatë një interviste në Jimmy Kimmel Live, Miley bëri shaka se arsyeja kryesore pse pranoi propozimin ishte një “fobi e fshehtë” ndaj letrës.
Ajo tregoi se nuk duron kur njerëzit me duar të thata prekin letër, ndaj detyron të fejuarin të hapë të gjitha pakot e saj në Los Angeles.
Këngëtarja përmendi martesën e mëparshme me Liam Hemsworth, duke thënë se certifikata ishte “në letër të lëmuar”, gjë që e shqetësonte. Duke bërë humor, ajo kujtoi se kishte pirë një cigare imagjinare gjatë nënshkrimit të dokumentit dhe nuk mbante mend shumë detaje.
Në intervistë, Miley tregoi edhe unazën e saj të madhe, duke ironizuar se ishte “oferta e së Premtes së Zezë”, por theksoi se Morando është shumë i zgjuar në këtë aspekt.
Ajo shfrytëzoi paraqitjen për të promovuar filmin e saj më të ri, Avatar: Fire and Ash, për të cilin ka shkruar baladën “Dream As One”.
Pamja e saj në Teatrin El Capitan ishte mbresëlënëse: xhaketë me gëzof, kamisole me dantella, pantallona lëkure dhe taka stileto. /A.Z/UBT News/

