UBT News

Mikrorobotët që mund të parandalojnë goditjen në tru

Shkencëtarët e ETH Zürich kanë zhvilluar mikrorobota më të vegjël se 2 mm, të cilët mund të lëvizin në enët e gjakut dhe të dërgojnë barnat drejtpërdrejt në zonat problematike, për të parandaluar ose trajtuar goditjet në tru.

Testimet te kafshët e mëdha kanë treguar rezultate premtuese, ndërsa provat te njerëzit nuk janë kryer ende.

Mikroroboti ka formë kapsule sferike, përbëhet nga gel biokompatibël që mban ilaçe, përmban nanopjesëza hekuri për kontroll magnetik dhe elementë kontrasti për monitorim me rreze X.

Ai drejtohet nga jashtë trupit me magnete dhe mund të lëvizë kundër rrjedhës së gjakut.

Kur arrin në vendin e bllokimit, nxehet për të liruar ilaçin direkt në mpiksje.

Teknologjia redukton efektet anësore, rrit efikasitetin dhe ul rrezikun e dëmtimit të indeve të shëndetshme.

Testimet treguan shpejtësi deri në 4 mm/s dhe tre strategji navigimi për t’u përballur me rrjedhën e gjakut.

Në të ardhmen, kjo teknologji mund të përdoret për trajtimin e tumoreve, infeksioneve të lokalizuara dhe bllokimeve vaskulare, duke hapur një epokë të re të mjekësisë precize. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version