UBT News

Mike Pence nuk përjashton mundësinë e dëshmisë kundër Trump

Ish-zëvendëspresidenti i SHBA, Mike Pence, i cili kandidon në garën e brendshme të republikanëve për presidencialet 2024, nuk e ka përjashtuar mundësinë e thirrjes si dëshmitar nga prokurorët në çështjen hetimore të ish-shefit të tij Donald Trump.

I pyetur nga Face the Nation në CBS, nëse do të dëshmonte kundër Trump, Pence tha se nuk e kishte në plan diçka të tillë, por as nuk e përjashtoi atë.

“Njerëzit duhet ta dinë se ne do të zbatojmë ligjin. Ne do t’i përgjigjemi thirrjes së ligjit, nëse duhet dhe thjesht do të themi të vërtetën“, tha Pence lidhur me thirrjen e mundshme në gjyqin kundër Trump, i cili akuzohet për komplotin që do të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve të 2020.

Ndërkohë, pas deklaratës së Pence ka folur edhe avokati i Trump, John Loro, i cili thotë se do të mirëpriste mundësinë që ish/zv-presidenti të dëshmojë nëse ai do që ta bëjë këtë.

“Mike Pence do të jetë një nga dëshmitarët më të mirë në gjyq. Mezi pres ta dëgjoj atë, sepse ajo që do të ndodhë është se dëshmia e tij do të shkatërrojë plotësisht çdo dyshim rreth Trump”, tha ai, raportoi A2 CNN.

Sa i përket rolit të Pence, i takonte atij që të mbikëqyrte procesin për ratifikimin nga Kongresi të rezultatit të zgjedhjeve më 6 janar 2021.

Ai thotë se ishte nën presion nga Trump për të përmbysur rezultatin dhe refuzoi ta bënte këtë gjë. Madje disa nga mbështetësit e Trump që sulmuan Capitol Hill, u dëgjuan të thërrisnin: “Le ta varim Mike Pence“.

Këto presione dhe shënimet që Pence ka mbajtur në periudhën deri më 6 janar përmenden disa herë në testamentin e shkarkimit ndaj Trump.

Ndër të tjera, flitet për një bisedë telefonike që Trump ka pasur me Pence më 1 janar 2021, ku ai e ka qortuar për refuzimin për të rrëzuar rezultatin e zgjedhjeve.

“Po shtiresh sikur je i sinqertë”, thuhet se i tha Trump ish-zëvendësitë të tij.

Trump sulmoi Pence për herë të parë në një tubim të fushatës të shtunën duke e quajtur halucinant.

Exit mobile version