Dhjetëra mijëra njerëz që u evakuuan nga rajoni lindor i Ukrainës, Donetsk, po rrezikojnë jetën e tyre dhe po kthehen në shtëpitë afër vijës së frontit. Ata po rikthehen në rajon sepse nuk po mund të përballojnë jetesën në vende më të sigurta.
Një grua u vra nga një raketë jashtë shtëpisë së saj vetëm dy ditë pasi u kthye. Zyra e kryebashkiakut në një qytet të vogël vlerëson se 70% e banorëve të evakuuar janë kthyer.
Rajoni i Donetskut është një nga dy provincat së bashku me Luhanskun që përbëjnë rajonin e Donbasit, ku rebelët separatistë kanë luftuar forcat ukrainase që nga viti 2014./UBTNews/