Në aksin Milot-Lezhë, java ka nisur me trafik të rënduar ku një fluks i lartë automjetesh nga Kosova janë futur në Shqipëri në drejtim të bregdetit për të kaluar pushimet.
Pas qarkullimit të normalizuar deri në kryqëzimin e rrugës se kombit, vjen dhe veshtirësia e lëvizjeve, si rezultat i rrugës me një korsi të vetme. Ndërkohë me trafikun dhe radhët kilometrike janë përballur edhe qytetarët që e përdorin këtë aks rrugor për të mbyllur punët dhe detyrimet e tyre familjare.
E njëjta panoramë shfaqet dhe në aksin Thumanë – Fushë Krujë dhe Fushë Krujë- Vorë nga fluksi i lartë i lëvizjeve./abcnews.al