Refugjatët që janë larguar nga Ukraina kanë filluar të mbërrijnë në Evropën Perëndimore dhe më shumë se 7 mijë njerëz kanë mbërritur në Francë që nga fillimi i pushtimit rus, u tha gazetarëve të enjten Ministrja franceze e Shtetësisë, Marlene Schiappa.
Në total 7 mijë e 251 persona, “shumica gra dhe fëmijë”, 6 mijë e 967 prej tyre janë të kombësisë ukrainase, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Brendshme për CNN.
“Ne mund të shohim se gjërat po rriten ndërsa konflikti po përparon dhe sot kemi 25 mijë vende strehimi për këta njerëz”, tha ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin.
Darmanin shtoi se do të vizitojë Poloninë me ministrin e brendshëm gjerman para vizitës për në Rumani të premten./UBTNews/