UBT News

​Mijëra qytetarë po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të tre të rinjve në Jabllanicë

Mijëra qytetarë në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të tre të rinjve që humbën jetën tragjikisht pas rrënimit të një objekti.

Ideal Ramaj (13 vjeçar), Ramë Mehmetaj bashkë me Veton Morina (15 vjeçar) humbën jetën tragjikisht mëngjesin e së dielës, tragjedi kjo që tronditi Republikën e Kosovës.

Siç është raportuar thuhet se fëmijëve u është shembur shtëpia duke i zënë brenda saj.

Banorët e fshatit Jabllanicë i kanë nxjerrë nga rrënojat ku menjëherë janë dërguar në Spitalin e Gjakovës e që më pas nuk kanë mundur t’iu mbijetojnë plagëve.

Varrimi i të ndjerëve është parapa të mbahet në ora 14:00.

Exit mobile version