UBT News

Mijëra qytetarë në Gaza nderojnë gazetarët e vrarë në sulmin izraelit

Mijëra banorë të Gazës u mblodhën sot për të ndjekur procesionet mortore të gazetarëve të vrarë gjatë një sulmi izraelit gjatë natës. Mes viktimave janë korrespondentët e njohur të Al Jazeera, Anas al-Sharif dhe Mohamed Qraiqea, si dhe fotoreporterët Ibrahim Dahir dhe Moumin Alaywa, si dhe ndihmës fotoreporteri Mohammed Noufal.

Shtatë persona humbën jetën në këtë sulm që goditi ekipin e medias ndërsa po kryenin detyrën e tyre, duke shkaktuar një tronditje të madhe në komunitetin ndërkombëtar.

Trupat e pajetë të gazetarëve u mbështollën me flamuj dhe emblemën e shtypit, ndërsa u bartën mbi supet e të pranishmëve në një marshim drejt varrezave Sheikh Radwan në qytetin e Gazës. Pamjet tregojnë dhimbjen dhe solidaritetin e të pranishmëve, të cilët me lot në sy dhe ngushëllime u bënë bashkë për të nderuar jetën dhe punën e viktimave./CNN

Të pikëlluarit marshojnë me trupat e gazetarëve të Al Jazeera-s që u vranë në një sulm izraelit gjatë natës në tendën e tyre në qytetin e Gazës, nga spitali Al-Shifa deri në varrimin e tyre në varrezat Sheikh Radwan në qytetin e Gazës, të hënën.

Kolegët e korrespondentëve të Al Jazeera-s që u vranë në një sulm ajror izraelit mbajnë zi gjatë ceremonisë së varrimit.

Exit mobile version