UBT News

Mijëra protestues ‘pushtuan’ Berlinin

Kuvendi i Gjermanisë ka miratuar të mërkurën një ligj të ri për ta parandaluar koronavirusin në tërë vendin. 

Mijëra njerëz protestuan në Berlin të mërkurën për ta kundërshtuar këtë ligj, madje shumica pa maska dhe pa respektuar distancën sociale. Raportohet se numri i pjesënarrësve ishte 8 mijë.

Policia ndërhyri me gaz lotsjellës kundër protestuesve në Berlin. Para përdorimit të gazit lotsjellës, policia iu kishte bërë thirrje protestuesve që të shpërndahen.

Me masat e reja do të ketë kufizim të lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 05:00 dhe me gjasë mësimi do të kthehet në formën online./UBTNews

Exit mobile version