Rreth 20 mijë njerëz morën pjesë në një tubim pro-palestinez të dielën në Melburn, Australi, thonë zyrtarët e policisë. Zyrtari policor, Adam West tha se tubimi ishte paqësor dhe nuk pati incidente apo arrestime.
Tubimi erdhi një ditë pasi mijëra protestues u mblodhën në Uashington, DC, dhe në qytetet kryesore anembanë Evropës, duke bërë thirrje për armëpushim.
Të shtunën, një turmë protestuesish pro-palestinezë u mblodhën në Freedom Plaza në Uashington, DC, ndërsa folësit bënë thirrje për armëpushim në Gaza dhe për t’i dhënë fund ndihmës së SHBA për Izraelin.
Folësit kritikuan administratën e presidentit amerikan Joe Biden për reagimin e saj ndaj krizës në Gaza, duke paralajmëruar se ata nuk do ta mbështesin presidentin në vitin 2024 nëse ai nuk bën thirrje për armëpushim në luftë.
Protesta u zhvilluan edhe në të gjithë Evropën të shtunën – në Paris, Berlin dhe Londër, si dhe në qytetet britanike të Mançesterit, Oksfordit, Newcastle dhe Liverpoolit. Në Londër, policia arrestoi 29 persona në një protestë për nxitje të urrejtjes racore, krime me motive racore, dhunë dhe sulm ndaj një oficeri policie./UBTNews/