UBT News

Mijëra përdorues të Twitterit hasën në vështirësi gjatë kyçjes të mërkurën, por Musk tha se po funksionon ‘për mua’

In this photo illustration the Twitter logo is seen on the screen of a mobile phone. The social network was acquired by the entrepreneur Elon Musk for a record breaking sum of 44 billion dollars. (Photo by Davide Bonaldo / SOPA Images/Sipa USA)(Sipa via AP Images)

Përdoruesit anembanë botës u përpoqën të hyjnë në Twitter të mërkurën, megjithëse iu shfaq mesazhi “mos u shqetësoni… provoni përsëri”.

Shumë përdorues u përballën me ndërprerje dhe hashtagu #Twitterdown filloi të përhapet globalisht.

Mbi 10 mijë përdorues raportuan probleme me qasjen në platformë të mërkurën mbrëma, sipas të dhënave të Downdetector. Twitter nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment, por pronari i kësaj platforme, Elon Musk, shkroi në Twitter se “funksionon për mua”, në përgjigje të një pyetjeje të një përdoruesi.

Mbikëqyrësi i internetit Netblocks tha të mërkurën se “Twitter po përjeton ndërprerje ndërkombëtare që ndikojnë në aplikacionin celular dhe veçoritë, duke përfshirë njoftimet”. Sipas Netblocks, incidenti “nuk lidhet me ndërprerjet ose filtrimin e internetit në nivel vendi”./UBTNews/

Exit mobile version