Mijëra njerëz marshuan nëpër qendër të Vjenës të enjten mbrëma për t’u kërkuar partive politike të vendit të mos bashkohen në një koalicion me partinë FPÖ të ekstremit të djathtë.
Protesta, e cila filloi në Universitetin e Vjenës dhe përfundoi para ndërtesës së parlamentit, u ndoq nga rreth 25 mijë njerëz, sipas organizatorëve të ngjarjes.
Qëllimi ishte t’i nxiste të gjitha partitë austriake – veçanërisht Partinë Popullore të qendrës së djathtë (ÖVP) – të mos hyjnë në koalicion me partinë FPÖ.
FPÖ doli fituese me 29% të votave për herë të parë në historinë e saj pas zgjedhjeve kombëtare të së dielës. Partia kryesisht euroskeptike dhe miqësore me Kremlinin bëri fushatë në platformë kundër imigracionit, duke u premtuar votuesve masa për të nxitur ekonominë e Austrisë./UBTNews/