Mijëra njerëz marshuan në Paris të dielën për të dënuar udhëheqjen islamike të Iranit në shenjë solidariteti me protestat që shpërthyen në mbarë vendin pas vdekjes së 20-vjeçares Mahsa Amini.
Pas mitingjeve të mëdha në qytetet kryesore në vendet tjera, përfshirë Los Angeles dhe Toronton gjatë fundjavës, një grumbull njerëzish marshuan nga qendra tradicionale e protestave të kryeqytetit francez, Place de la Republique drejt Place de la Nation.
“Bashkohuni me revolucionin e parë feminist!” dhe “Mahsa Amini — emri yt ka bërë që tirania e ajatollahëve të lëkundet!” ishin ndër parullat që mbanin protestuesit.
Ata kanë brohoritur “Vdekje Republikës Islamike!”, “Vdekje diktatorit”, si dhe “Grua. Jetë. Liri”, tri fjalitë që janë bërë slogani kryesor i protestave.
Ata gjithashtu kënduan së bashku me këngën “Baraye” (“Për”) të cilën kompozitori iranian, Shervin Hajipour, e bashkoi duke përdorur postime në Twitter në lidhje me protestat./UBTNews/