Rreth 12 mijë njerëz marshuan të hënën drejt Parlamentit Evropian në qytetin lindor të Francës, Strasburg, në mbështetje të protestave anti-qeveritare në Iran. Kulla e Eiffelit u ndriçua me sloganin “Grua. Jetë. Liri”, që mishëron lëvizjen e protestuesve.
Përmes Kullës së Eiffel-it u dërgua mesazhi, “Ndalni ekzekutimet në Iran”, duke theksuar një kërkesë të protestuesve.
Këto mesazhe nderojnë Mahsa Aminin, vdekja e së cilës gjatë muajit shtator ngjalli protesta në Iran, së bashku me arrestime dhe ekzekutime.
Parisi e shpalli Amanin pas vdekjes qytetare nderi në muajin tetor, dhe Bashkia e Parisit ka thënë se përmes Kullës së Eiffelit u bënë homazhe për Aminin dhe për “ata që po luftojnë me trimëri për lirinë e tyre pasi regjimi (iranian) po vazhdon ekzekutimet e protestuesve”.
Marshi i Strasburgut u organizua nga iranianët në Evropë në 44-vjetorin e ditës kur Shahu i fundit i Iranit, Mohammad Reza Pahlavi, i sëmurë dhe për shkak të presionit, u detyrua të largohej përgjithmonë nga vendi. Muajin pasardhës, monarkia u shemb nën zjarret e revolucionit islamik që i dha Iranit teokracinë e tij. Disa nga protestuesit mbanin fotografi të ish-mbretit./UBTNews/