Të paktën 35 mijë studentë, mësues dhe prindër hungarezë bllokuan një urë të Budapestit para se të mbushnin sheshin kryesor jashtë parlamentit të mërkurën mbrëma, në mbështetje të mësuesve që po protesojnë për paga më të larta dhe mësuesve të shkarkuar për shkak të protestave.
Turma pushtoi Urën Margaret, një nga qendrat e trafikut në kryeqytet, për ta detyruar qeverinë të rishqyrtojë situatën e mësuesve.
Me pankarta në duar ku shkruhej “Mos i pushoni mësuesit tanë” dhe “Jo mësues, pa të ardhme”, turma u shndërrua në protestën më të madhe antiqeveritare të vendit që nga rizgjedhja e kryeministrit Viktor Orban, prillin e kaluar./UBTNews/