Qendrat e UBT-së në Prishtinë, Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjilan dhe Kamenicë, mirëpritën mijëra maturantë, të cilët ishin të interesuar përgjatë kësaj jave të bëhen pjesë e Programit Përgatitor të Maturës.
Maturantë nga e gjithë Kosova patën mundësinë që falas të ndjekin trajnime në lëndët: gjuhë shqipe, matematikë, gjuhë angleze, biologji, kimi, fizikë dhe TIK, nga ekspertët më të mirë që ka UBT.
Programi është më i madhi i këtij lloji, i cili synon t’i përfshijë mbi 10,000 maturantë dhe organizohet me qëllim që të ndihmojë maturantët e shkollave të mesme të përfitojnë nga trajnimet e ofruara për të arritur rezultate sa më të larta në testin e maturës.
Për të gjithë të interesuarit, këto trajnime do të vijojnë edhe përgjatë javës tjetër, andaj regjistrohuni dhe bëhuni pjesë e UBT-së.