Në Francë dhe Evropë janë anuluar mijëra fluturime më 25 prill, si pasoj e grevës të kontrollorëve të trafikut ajror në Francë. Greva ka shkaktuar ndalesën më të madhe në trafikun ajror ndër dekada.
Ndërsa kompanitë e fluturimeve kanë përgjysmuar fluturimet në dy aeroportet kryesore në Paris, në Orly dhe Roissy Charles-de-Gaulle. Gjithashtu bedhe në Marsej, janl anuluar një numër i madhë fluturimesh.
Më të prekurat janë fluturimet me destinacione të shkurtra, por gjithsesi dhe ato të gjata janë përballur me pengesa.
Rreth 2.300 fluturime në total janë anuluar dhe rreth 1.000 të tjera kanë ndryshuar rrugën për të shmangur këtë zonë ajrore.
Drejtori i Grupit ADP, Augustin de Romanet, numri i fluturimeve të anuluara ishte më i larti në këto 20 vjet, dhe se dhjetëra mijëra dollarë po rrezikohen nga këto anulime për shkak të grevës.
Ndërsa, shoqata e trafikut ajror, IATA, akuzoi kontrollorët francezë se po “shantazhojnë” dhe po bëjnë kërkesa të parealizueshme.
Një numër i madh i punëtorëve është tërhequr nga greva, pavarësisht se ende greva vazhdon. Megjithatë në këtë grevë janë dhe tri shoqata të tjera./UBTNews/