UBT News

Miftaraj: Një shtet normal s’e duron një ambasador si Martin Berishaj

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj ka kritikuar Qeverinë për mosreagim në rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Sipas tij, pavarësisht nëse raportimet për të janë të vërteta ose trillim, Berishaj nuk do të duhej të ishte ambasador i Kosovës as edhe për një ditë më shumë.

“Ambasadori Berishaj kryelajm në televizionin publik në Slloveni, sigurisht jo për ndonjë vepër fisnike ose që promovon ndonjë interes për Republikën e Kosovës. Edhe sikur i njëjti të jetë i pastër si loti në aspektin penal dhe krejt çka ka dal në publik të jetë trillim, një Qeveri që promovon luftë kundër korrupsionit, qeverisje me integritet, me duar të pastra, i njëjti nuk do të duhej as edhe një ditë më shumë të ishte ambasador. Një shtet normal nuk duron raste të tilla në pozita të ambasadorit”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.

Sipas tij, dorëheqja do të duhej të ishte hapi i parë, por nëse s’ka dorëheqje atëherë ai do të duhej të shkarkohej.

Exit mobile version