Microsoft pritet të zbulojë ndryshimet që po vinë në Windows në aspektin vizual.
Microsoft do të detajojë gjeneratën e re të Windows në një eveniment drejt fundit të këtij muaji. Gjiganti i softuerit ka filluar të dërgojë ftesë për media për një eveniment që mbahet më 24 Qershor.
CEO i Microsoft Satya Nadella dhe shefi i produkteve pranë kompanisë Panos Panay do të prezantojnë në këtë eveniment. Microsoft pritet të zbulojë ndryshimet që po vinë në Windows në aspektin vizual.
Muajin e kaluar kompania tha se Windows 10X, sistemi operativ ndërtuar për pajisjet me dy ekrane, nuk do të ofrohet më. Tani kompania po lançon elementet vizuale të Windows 10X në versionin kryesor të Windows 10.
Ikona të reja, ndryshim i aplikacioneve, mbështetje për Xbox dhe përmirësim i teknologjisë Bluetooth. /PCWorld Albanian