Presidenti i Microsoft Brad Smith bëri një parashikim të frikshëm në BBC duke folur për mënyrën sesi Kina përdor inteligjencën artificiale për të përgjuar qytetarët e saj.
1984 e Xhorxh Oruell tronditi botën kulturore duke parashikuar sesi një novelë distopiane mund të bëhej realitet.
Megjithatë Microsoft beson se ajo teknologji për të cilin Oruell fliste mund të implementohet shumë më shpejtë sesa kemi menduar.
Presidenti i Microsoft Brad Smith bëri një parashikim të frikshëm në BBC duke folur për mënyrën sesi Kina përdor inteligjencën artificiale për të përgjuar qytetarët e saj.
Smith tha se qeveritë duhet të qëndrojnë vazhdimisht të përditësuar me teknologjitë më të fundit që shfrytëzohen për të përgjuar qytetarët dhe si rezultat krijuar ligje që mbrojnë privatësinë e tyre. Nëse nuk e bën këtë arrin një pikë ku teknologjia del përpara dhe vështirë të arrihet më.
Edhe të tjerë si Eric Schmidt, ish shefi ekzekutiv i Google, kanë qëndrime të ngjashme. Kina shihet si lideri në teknologjitë e inteligjencës artificiale dhe deri në 2030-ën do të jetë e pakontestuar.
Aktualisht vendi ka numrin më të lartë të patentave të inteligjencës artificiale në botë dhe 54 milionë kamera CCTV përdoren për të përgjuar qytetarët.
Ekspertët Amerikanë janë të shqetësuar se këto vlera që Kina përfaqëson mund të hyjnë në Perëndim nëse nuk kontrollohen. /PCWorld Albanian